Microsofti po vazhdon ta përmirësojë përvojën e gamingut në Windows 10. Pas rishikimit të plotë të këtij seksioni me azhurnimin May 2019, Microsofti ka shkuar drejt asaj që Windows 10 game bar ta bëjë vendin qendror të gamingut në Windows. Funksioni u bë me integrime interesante, si Spotify, Steam dhe një widget për monitorimin e performancës.
Tani Windows 10 game bar i ka edhe dy funksione të reja: njehsorin FPS dhe interfejsin që i gjurmon arritjet (achievements) në lojëra, shkruan KOHA Ditore. Njehsori i framerateve në vetvete është i qartë – ai e tregon frameratin në kohë reale për lojën që luhet aktualisht. Interfejsi i arritjeve e paraqet një lloj funksioni që e rrit cilësinë e përvojës së përdoruesit ndërsa ua mundëson përdoruesve ta ndjekin përparimin e arritjeve (achievements) në lojë.
Windows 10 game bar mund të azhurnohet përmes Microsoft Store.
-
FIFA thotë se pushimet e freskimit nuk kanë ndikuar në rezultatet e Botërorit
-
Bie Facebooku dhe Instagrami, përdoruesit raportojnë probleme me qasjen në platformë
-
FIFA me ndryshime të procedurës së VAR-it që nga ndeshja Franca – Maroku
-
Kriteri i referimit po nxit lojë më të shpejtë në Botëror
-
Bien nga sistemi Facebooku, Messengeri, Instagrami e WhatsAppi