Rreth katër vjet më parë, Microsofti njoftoi se Windowsi më në fund do të bëhet pak "më i lehtë", pra të zërë më pak hapësirë. Kompania për Windows 10 i kërkoi 16GB si hapësirë minimale, ndërsa tani ky kapacitet është dyfishuar, raporton “SlashGear”.
Kur dihet kapaciteti minimal i ruajtjes për softuer, prodhuesit e harduerit nuk kanë shumë zgjedhje dhe duhet t’i pajisin pajisjet e tyre për më shumë hapësirë. Kur Microsofti i uli kërkesat për Windows 10 në 16GB, kjo iu dha prodhuesve (kryesisht tabletëve buxhetorë dhe mini-PC-ve) justifikimin për ta përfshirë një hapësirë minimale prej 32GB në pajisje. Këto ditë, madje edhe telefonat kanë më shumë hapësirë (duke mos i llogaritur modelet nga segmenti i ulët).
Është edhe një arsye se pse Microsofti po e rrit limitin. Më herët këtë vit, kompania njoftoi se i rezervon 7GB për "Reserved Storage ", për t’u siguruar që azhurnimet të mos ndërpriten nëse pajisja mbetet pa memorie. Me një hapësirë prej 16GB e cila kërkohet dhe 7GB për Reserved Storage, përdoruesve me 32GB hapësirë do t’u mbeteshin vetëm 5GB hapësirë për nevojat e tyre.
Microsofti tani e ka rritur minimumin e kërkuar për Windows 10 në 32GB, duke filluar nga azhurnimi 1903 (maj 2019). Kërkesa vlen për sistemet 64-bitëshe dhe 32-bitëshe. Në praktikë, kjo do të kërkonte nga prodhuesit t’i instalojnë të paktën 64GB hapësirë në kompjuterët e tyre, shkruan KOHA Ditore.
Kjo me siguri nuk do të jetë problematike për sistemet më të reja që arrijnë gjatë vitit, por mund të jetë problem për pajisjet ekzistuese që i kanë vetëm 32 GB hapësirë. Këto PC nuk do të jenë në gjendje ta azhurnojnë versionin 1903 të Windows 10 dhe u mbetet versioni 1809 i cili skadon në vitin 2020, gjë që do t’i shtyjë shumë përdorues ta bëjnë azhurnimin e PC-së.
-
Windows 10 do të krijojë automatikisht hapësirë të rezervuar për azhurnimet dhe fajlat e përkohshëm
-
A e keni përgatitur Windows 10 për kushtet dimërore të punës
-
Mbështetja për Windows 7 do të skadojë për më pak se 100 ditë
-
Microsofti planifikon t’i veçojë azhurnimet opsionale të Windows 10 nga arnimet e sigurisë
-
Microsoft do ta ngadalësojë publikimin e shumicës së azhurnimeve për Windows 10