Aplikacioni WhatsApp është gati të vendosë tarifa për dërgimin e mesazheve të marketingut dhe shërbimit të klientit, për të gjitha bizneset. Ky hap vjen pasi prej kohësh aplikacioni po përballet me hapa të ngadaltë të rritjes së përdoruesve dhe të të ardhurave.
Mesazhet pritet të tarifohen nga 0.5 deri në 9 cent, në varësi të vendit të përdorimit, ndërsa përfaqësues të kompanisë thanë se kjo tarifë do të jetë thuajse e njëjtë me koston e një sms-je telefonike, transmeton tch.
Aktualisht WhatsApp Business ka mbi 3 milionë përdorues aktivë, nga rreth 1.5 miliardë njerëz që përdorin aplikacionin në total, ndërsa kompania ka premtuar se bizneset e vogla do të vijojnë ta përdorin aplikacionin falas.
Artikuj të ngjashëm
-
SHBA-ja vendos tarifa të reja për 60 shtete
-
FT: Trumpi po përgatit tarifa të reja për dhjetëra vende
-
WhatsAppi sjell veçori të re - komunikim pa numra telefoni
-
Trumpi kërcënon me tarifa 100% nëse Evropa zbaton taksën mbi shërbimet digjitale
-
Si po e anashkalojnë rusët perden digjitale të hekurt të Putinit?