Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Vivo X30 do të ketë kamerë periskop “Super Telephoto”

Vivo ditë më parë ka publikuar teaserin për zoomimin hibrid 60x, i cili do të jetë karakteristikë e telefonit të ardhshëm Vivo X30. Kompania tani e ka zbuluar edhe një foto të sistemit të kamerave, i cili e tregon nga afër kamerën periskop së bashku me tre sensorë kryesorë. Njoftimi në sajtin e Weibo vjen me hashtagun #SuperTelephotoPeriscope, raporton GSMArena.

Pas kësaj, u publikua edhe një video e cila i zbulon tri ngjyrat e telefonit, dhe na jep edhe një pasqyrë tjetër për sistemin e kamerave në anën e pasme. Linja Vivo X30 do ta ketë ngjyrën koralore, një gradient misterioz në spektrin midis të bardhës dhe vjollcës, si dhe variantin me ngjyrë të zezë.

Kur bëhet fjalë për specifikimet e telefonit Vivo X30, pritet çipseti i Samsungut Exynos 980 me modem të integruar 5G, ekrani OLED me rifreskim prej 90Hz dhe sensori i integruar i gjurmëve të gishtërinjve etj., shkruan KOHA Ditore.

Vivo ende nuk ka e njoftuar datën e lansimit të telefonit, por gjykuar nga sasia e teaserëve që shfaqen, Vivo X30 do të zyrtarizohet së shpejti.

Artikuj të ngjashëm