Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Fotografitë e reja sugjerojnë një pamje të ndryshme të kamerave për Samsung Galaxy S20 Ultra

Linja e telefonave të ardhshëm të Samsungut, Galaxy S20, do t’i ofrojë disa karakteristika dhe veçori të reja Premium, që nuk kemi pasur mundësi t'i shohim në modelet premium të kompanisë deri më tani. Disa nga risitë më të shumëpritura janë kamerat në anën e pasme.

Pamjet e mëparshme na kanë dhënë një paraqitje të shkurtër të asaj që mund ta presim, por informacionet më të reja sugjerojnë që Galaxy S20 Ultra do të ketë sistem tjetër kamerash nga sa kemi parë deri më tani, raporton GSMArena.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Image

Informatori Ishan Agarwal e ka publikuar renderin e sistemit të kamerave në pjesën e pasme për S20 Ultra. Sistemi i kamerave e ka një dizajn me dy tone, me një finish mat. Pritet që Galaxy S20 Ultra ta ketë një kamerë të re kryesore 1080MP, sensor ultra të gjerë 12MP dhe sensor ToF, shkruan KOHA Ditore.

Megjithatë, ylli kryesor i këtij sistemi kamerash në fakt mund të jetë periskopi 48MP, moduli telofoto i aftë për zoomim 10x optik dhe 100x digjital. Sipas informacioneve të reja, Samsungu do ta përfshijë edhe shenjën "100x" pranë kamerës periskop, së bashku me emrin e marketingut.

Image

Dizajni i ri është konfirmuar nga informatori IceUniverse dhe dizajnuesi i Koresë së Jugut MINU. Nga ngjarja e Samsungut Unpacked na ndajnë edhe vetëm pak javë (11 shkurt), kur do të mësojmë për të gjitha detajet në lidhje me telefonin e serisë Galaxy S20.