Hakeri amerikan, Kevin Mitnick, ka vdekur të dielën si pasojë e kancerit në pankreas, ka raportuar NYTIMES.
59-vjeçari është në mesin e hakerëve më të rrezikshëm në botë, pasi ishte akuzuar dhe dënuar për hakim të sistemeve telefonike dhe kompjuterike, duke arritur edhe t'i ndryshojë të dhënat. Gjithashtu, ai kishte hakuar edhe miliona emaile mbarë botën.
Ai ka lindur më 6 gusht 1963, ndërsa kulmin e famës e kishte arritur mes viteve 1980-1990. Autoritetet ligjore e patën konsideruar hakerin më të kërkuar në botë. Në 1995-n ishte arrestuar nga FBI-ja.
Mitnick ka mbajtur burg për të bëmat e tij në botën e sigurisë kibernetike, ndërsa nga 2002-a kishte nisur karrierën e një konsulenti të sigurisë, shkrimtar dhe folës publik.
Ai ishte trajtuar në Qendrën Mjekësore të Universitetit së Pittsburghut për më tepër se një vit.
-
Një sulm kibernetik shkakton kaos në universitete e shkolla amerikane
-
8.5 milionë pajisje u prekën nga avaria kibernetike
-
“Ticketmaster” konfirmon se është hakuar, të dhënat e 560 milionë njerëzve mund të keqpërdoren
-
SHBA-ja i jep fund një prej krimeve më të mëdha kibernetike, u vodhën 5.9 miliardë dollarë
-
Nga një haker adoleshent - në personin më të kërkuar të Evropës