Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Ushtrisë amerikane i dorëzohet laseri më i fuqishëm deri më tash

Kompania Lockheed Martin ia dorëzoi ushtrisë amerikane një laser 300 kW, që do të thotë se është më i fuqishmi deri më tash, njoftoi të hënën "New Atlas".

Lazeri u zhvillua si pjesë e programit të Pentagonit HELSI (High Energy Laser Scaling Initiative), i cila synon të forcojë bazën industriale të energjisë së drejtuar dhe të përmirësojë cilësinë e rrezeve laser.

Në gusht të këtij viti, Lockheed Martin dorëzoi një laser me energji të lartë të klasit 60+ kW me verbim dhe mbikëqyrje optike të integruar (HELIOS), sistemi i parë taktik i armëve laser që integrohet në anijet ekzistuese.

Laseri 300 kW është gati për integrim dhe Lockheed Martin po fokusohet në zvogëlimin e madhësisë dhe peshës së armës laser në mënyrë që të mund të përdoret në tokë, në det dhe potencialisht në platformat ajrore.