Ushtria zvicerane u ka thënë trupave të saj që të ndalojnë përdorimin e shërbimeve të huaja të mesazheve si WhatsApp, Signal dhe Telegram për komunikime zyrtare. Në vend të tyre, Zvicra po ofron një alternativë tjetër, një aplikacion zviceran – për shkak të shqetësimeve për ligjin në Washington që lejon autoritetet amerikane të kenë qasje në informacionet në kompanitë teknologjike.
Liderët ushtarakë muajin e kaluar kanë bërë thirrje që të përdoret shërbimi zviveran i mesazheve “Threema”. Zyrtarët kanë theksuar një nevojë të shtuar për komunikime të sigurta.
Në një letër thuhej se Threema “duhet të përdoret për të gjitha komunikimet e shërbimit” dhe se “asnjë shërbim tjetër i mesazheve nuk do të autorizohej”.
Meqë Threema është një kompani me bazë në Zvicër, informacionet brenda nuk janë subjekt i kompanive amerikane të cilat sipas një ligji, autoritetet e SHBA-së mund të posedojnë komunikimet elektronike të kompanive teknologjike, raporton AP.
Ndryshe nga shërbimet tjera të mesazheve, Threema nuk u kërkon përdoruesve që të japin numrin e telefonit ose emailin.
Ushtria zvicerane ka thënë se do të rimburësojë ushtarët që 4 frangat që përdorin për aplikacionin e Zvicrës.