Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Ulen pritshmëritë për shitjet e iPhone XS Max për shkak të kërkesës së dobët

Citi Research, instituti për përmbajtje kërkimore edukative, ndryshoi parashikimet për shitjet e modeleve të reja iPhone të Applet, duke ju bashkuar zërave negativë për performancën e kompanisë.

Citi Research, tha se parashikon të shiten rreth 45 milionë iPhonët e rinj nga 50 milionë që kishte thënë më herët për tremujorin e parë kur këta smartfonë kanë dalë në shitje.

Ndryshimi vjen si rezultat i kërkesës së ulët për iPhone XS Max, thotë kompania.

Ky model e ka çmimin 1,099 dollarë dhe shitjet e tij parashikohen deri në 48% më të dobëta sesa ishte menduar.

Sipas Wall Street Journal, Apple uli prodhimin për tre modelet e reja iPhone të lansuar në shtator të këtij viti.

Në dhjetor, një tjetër firmë që merret me analiza, TF International Securities, shkurtoi parashikimet me 20%./pcworldalbanian