Tech

Apple po pret shitje më të vogël të serisë iPhone 15

Apple po pret shitje më të ulët të serisë së iPhone 15 krahasuar me iPhone 14, shkruan “GSMarena.com”.

Ky parashikim koinçidon me atë të bërë nga analisti i Applet, Ming Chi-Kuo më herët këtë muaj, ndërsa është në kontrast me raportimet e mëhershme ku thuhej se dërgesat e iPhone 15 pritet të mbesin stabile.

Analiza e fundit është bërë nga analisti Jeff Pu, që beson se porositë e Applet janë reduktuar nga 83 milionë njësi në 77 milionë njësi deri në fund të këtij viti, për shkak të çështjeve të furnizimit dhe kërkesave më të ulëta se zakonisht.

Apple pret shitje më të ulëta për shkak të gjendjes së përgjithshme në treg dhe rritjes së çmimeve të iPhone 15 Pro dhe Pro max.

Në raportin e njëjtë, Jeff Pu, ka konfirmuar se kamera 48MP ultra e gjerë për iPhone 16 Pro dhe Pro Max, është paraparë për vitin 2024.