Parlamenti i Ugandës ka kaluar një ligj për vendosje të një takse për njerëzit që përdorin rrjetet sociale.
Ky ligj takson për çdo ditë 200 shilingë [0.05$, 0.04$] njerëzit që përdorin platforma të mesazheve në internet si Facebook, WhatsApp, Viber e Twitter.
Presidenti Yoweri Museveni ka shtyrë këtë ligj para, duke thënë se rrjetet sociale janë duke inkurajuar thashethemet, transmeton koha.net.
Ky ligj do të hyj në fuqi më 1 korrik të këtij viti, por ende ka dyshime në atë se si do të mund të zbatohet.
Në Ugandë janë 23.6 milionë telefona mobil, por vetëm 17 milionë prej tyre përdorin internetin, raporton Reuters.