Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Ubisoft publikon kërkesat sistemore për Anno 1800

Anno 1800 do të publikohet më 16 prill në Uplay dhe Epic Games Store, ndërsa parashitja do të fillojë në Team para publikimit, ku më pas do të largohet nga platforma, përcjell Overclock3D.

Ubisoft tani ka konfirmuar disa prej kërkesave sistemore për PC për lojën Anno 1800 duke theksuar që loja do të kërkojë procesor të fuqishëm katërbërthamësh për të punuar në 60fps dhe të paktën 8 GB memorie RAM. Ubisoft nuk ka publikuar kërkesat finale për lojën, por dihet që do të punojë në kompjuterët me Windows dhe do të kërkojë 2 GB VRAM ose më shumë, shkruan KOHA Ditore.

Kërkesat minimale:

OS: Windows 7 ose më i ri;

CPU: Intel i5 4460 @ 3.2 GHz ose AMD Ryzen 3 1200 @ 3.1 GHz

GPU: Nvidia GTX 720 2GB ose AMD R9 270X 2GB.

Kërkesat e rekomanduara (1080p High Preset @ 60FPS):

OS: Windows 7 ose më i ri;

CPU: Intel i5-4690K @ 3.5 GHz ose AMD Ryzen 5 1500X @ 3.5 GHz;

GPU: nVidia GTX 970 4GB ose AMD R9 290X 4GB;

RAM: 8 GB.

Artikuj të ngjashëm