Rrjeti social Twitter e ka rritur sigurinë nëpërmjet tiparit ‘safety mode’, duke i lejuar përdoruesit t’i bllokojnë faqet që u dërgojnë mesazhe jo të lejueshme.
Sistemi do t’i piketojë faqet që përdorin gjuhë të urrejtjes ose që dërgojnë mesazhe të pakëndshme, e më pas do t’ua bllokojë qasjen për shtatë ditë.
Fillimisht, ky tipar do të nisë të funksionalizohet në Angli, SHBA, Kanada, Australi, Zelandë të Re dhe Irlandë.
Po ashtu, një masë shtesë e sigurisë do të bëhet nëpërmjet “proactive safety mode”, ku mesazhet e palejueshme do t’i pezullojë.
Twitteri është ndër rrjetet sociale më aktive sa i përket luftimit të gjuhës së urrejtjes. Ajo ka mbyllur mijëra llogari të përdoruesve që kanë shprehur gjuhë të tillë.
-
FIFA zbulon shifrat e komenteve të urrejtjes në Botëror
-
TikToku forcon masat për verifikimin e moshës në BE
-
Meta bllokon mbi gjysmë milionë llogari në Australi
-
Pas ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijë, Australia paditet për cënim të lirisë së fjalës
-
Australia ndalon mediat sociale për të rinjtë nën 16 vjeç