Rrjeti social Twitter ia ka pezulluar përkohësisht mundësinë e postimit zyrtares republikane, Marjorie Taylor Greene, pasi thuhet se kishte publikuar informata të rrejshme rreth pandemisë COVID-19. Sipas raporton CNN, për 12 orë, Greene nuk do të mund të publikojë asgjë, derisa Twitteri ia kishte etiketuar dy postimet e fundit si mashtrim.
Në rast se ajo vazhdon të ndajë postime të tilla, rrjeti paralajmëron se pezullimi mund të zgjatet.
Greene është e njohur për deklarimet e saja kundër bartjes së maskës dhe vaksinimit, derisa presidenti Joe Biden ka ftuar Facebookun që të shpërndajë masivisht informacionin për vaksinim.
Artikuj të ngjashëm
-
Twitter i bllokon përgjithmonë llogarinë kongresmenes amerikane
-
Twitteri ndërpret procesin e verifikimit të llogarive
-
Twitteri bllokon shkrimtaren e njohur amerikane Wolf për përhapje të dezinformatave për vaksina
-
Twitteri suspendon llogarinë që shpërndante postimet e Trumpit
-
Twitteri bllokon llogarinë e cila shpërndante postimet nga ueb faqja e Trumpit