Shkrimtares së njohur amerikane Naomi Wolff i është pezulluar llogaria në Twitter, pasi ka shpërndarë dezinformata sa i përket vaksinave antiCOVID, raporton BBC.
Wolf, që në mesin e librave ka shkruar edhe “The Beauty Myth”, ka postuar një seri të teorive të pabaza për vaksina.
Në një postim ajo ka thënë se vaksina është një “platformë sofuterike që mund të marrë ngarkime”.
Ajo e ka krahasuar mjekun Anthony Fauci, këshilltarin e lartë të SHBA-së në luftë kundër COVID, me “Satanin”.
Pezullimi i shkrimtares është mirëpritur nga shumë në Twitter.
Edhe
Twitteri ia bllokon përkohësisht llogarinë politikanes republikane
Profesori Gavin Yamey ka thënë se është i lumtur pasi Naomi Wolff ka shpërndarë “Çmenduri të rrezikshme kundër vaksinave”.
Mirëpo, disa ka thënë se pezullimi i saj është shkelje e lirisë së shprehjes.
-
Shtëpia e Bardhë e alarmuar pas imazheve të rreme që i publikohen Taylor Swiftit
-
Twitteri bllokon llogaritë e gazetarëve të CNN-it, New York Times e Washington Post
-
Twitter i bllokon përgjithmonë llogarinë kongresmenes amerikane
-
Infermierja amerikane akuzohet se ka bërë karta false të vaksinimit anti-COVID