Twitteri ka thënë këtë javë se mund t’i ketë përdorur të dhënat për reklama të personalizuara pa lejen e përdoruesve si pasojë e problemeve në veçoritë e ueb-faqes.
Kompania tha se vetëm pak ditë më parë i ka zbuluar këto lëshime dhe i ka rregulluar të hënën, ndonëse ende s’e ka përcaktuar se kush mund të ketë qenë i prekur nga këto probleme, raporton Reuters.
Të dhënat e konsumatorit janë mjet i fuqishëm që kompanitë i shfrytëzojnë për të vendosur se ku t’i vendosin reklamat e tyre, çfarë përmbajtje të shfaqin, dhe cilët konsumatorët mund të jenë të interesuar për produktin e tyre, transmeton Koha.net.
Kompani të mëdha teknologjike kanë qenë në qendër të kritikave nga rregullatorë në mbarë botën për shkak të praktikave të tyre për shpërndarjen e të dhënave.
Të dhënat që Twitteri tha se mund të jenë përdorur përfshijnë kodin shtetëror të përdoruesit, ndërveprimin e detajuar të tyre me një reklamë specifike dhe ndërhyrjet e bëra në lidhje me pajisjen që e kanë përdorur.
“Ju na besoni neve për t’i ndjekur zgjedhjet tuaja, dhe ne dështuam këtu”, ka shkruar Twitteri në ueb-faqen e saj, bashkë me një kërkimfalje dhe një premtim për të ndërmarrë hapa që të mos përsëritet “gabimi”.
-
Twitteri i ka keqpërdorur emailat dhe numrat e përdoruesve për reklamim të shënjestruar
-
Twitter pranon gafën, përdor numrat e telefonit dhe e-mailet për t’i shërbyer reklamave
-
Pas mbi një vit, Twitter vëren një problem: janë duke u zbuluar mesazhet private
-
WhatsAppi pranon të jetë më transparent për ndryshimet e politikave
-
Twitteri i mohon pretendimet se përdoruesve iu keqpërdorën të dhënat