Twitter Inc dhe Facebook Inc kanë pezulluar disa llogari të lajmeve që anojnë nga e djathta, të cilat janë krijuar së fundi, pasi kanë postuar informata për votime në shtetet ku gara është e ngushtë në zgjedhjet në SHBA, duke shkelur kështu politikat e kompanive të rrjeteve sociale.
Twitter ka thënë se llogaritë janë pezulluar për shkelje të politikës kundër “koordinimit” e Facebook i ka pezulluar për sjellje jo origjinale, shkruan agjencia Reuters.
Një nga llogaritë e pezulluara, SVNewsAlerts, kishte më tepër se 78 mijë përcjellës në Twitter, pasi shtoi më tepër se 10 mijë në javën e fundit.
Llogaritë tjera të pezulluara nga Twitter ishin FJNewsReporter, Crisis-Intel dhe Faytuks.
Ndërkohë llogaria në Facebook e SVNewsAlerts, u pezullua sot pasdite, me më tepër se 20 mijë përcjellës.
-
Facebooku e Twitteri shkatërrojnë mbi 1 mijë llogari të rrjeteve të dezinformimit
-
Twitter thotë se pezulloi gabimisht llogaritë e ambasadave serbe
-
Twitteri rrit kontrollin në përmbajtjet dezinformuese
-
Twitteri do të marrë masa për përmbajtjet dezinformuese mbi luftën në Ukrainë
-
Twitter ndalon mbi 100 llogari pro Putinit