Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Twitter pezullon dhjetëra llogari ekstremiste e të dhunshme

Rrjeti social, Twitter, ka filluar të pezullojë më dhjetëra faqe që lidhen me publikimin e mesazheve të urrejtjes dhe racizmit nga grupet e ekstremit të djathtë dhe organizatat e tjera ekstremiste, të përqendruara kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe.

Orët e fundit, Twitter ka pezulluar me dhjetëra faqe që lidheshin me grupe të ekstremit të djathtë, përgjegjëse për publikimin e mesazheve të urrejtjes dhe racizmit në Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Twitter, ka konfimuar edhe pezullimin e llogarisë së Jaida Fronsen, pjesë e partisë Britanike të ekstremit të djathtë që kryenin fushatë antiislamike. Ajo, siç transmeton abcnews, publikoi në nëntor tre video anti-myslimanë që më pas u ripostuan edhe nga presidenti Trump.

Anëtarët e grupimeve ekstremiste të djathta dhe organizata të tjera kanë bërë fushata online që t’i zhvendosin faqet e tyre në rrjete të tjera sociale, sepse Twitter – sipas tyre, po kërkon t’i kontrollojë aktivitetin.

Lëvizjet e ekstremit të djathtë përdornin prej kohësh Twitterin, jo vetëm për të publikuar mesazhe urrejtje, por edhe për t’u koordinuar për aktivitete dhe protesta. Twitteri, për shembull është shfrytëzuar për organizimin e manifestimit neonazistë në Virxhinia, verën e kaluar, që përfundoi në përplasje të dhunshme që shkaktuan edhe vdekjen e një gruaje.

Twitter, ka shpjeguar me anë të një postimi zyrtarë se “ka filluar zbatimi i rregullave dhe politikave të reja dhe se ata janë duke vlerësuar çdo ndryshim dhe përdoruesit do të njoftohen vazhdimisht për progresin”. Rregullat e reja, sipas zyrtarëve të Twitter, kanë objektiv të sigurojnë qeveritë dhe të bëjnë më të sigurt sistemin duke qenë më të rreptë në kontrollin e mesazheve të urrejtjes.

Rrjeti social Twitter, ka qenë në qendër të kritikave dhe akuzave për kontrollin e dobët të përmbajtjeve të dhunshme dhe të paligjshme që publikoheshin në rrjet.