Shtrëngohen postimet edhe për ”cicërimat” e liderëve botërorë në Twitter.
”Tani e tutje nuk do të jetë më e mundur të komentosh, të përgjigjesh apo të pëlqesh në mesazhet politike që do të shkelin rregullat e platformës”, shkruan gazeta italiane ”Il Corriere della Sera”.
Ky është një përmbysje e qartë e trendit në lidhje me orientimin e promovuar gjithmonë nga drejtori dhe themeluesi Jack Dorsey, mbështetës i shkëlqyeshëm i qarkullimit të lirë të mesazheve politike në platformën që themeloi.
“Ne duam të sqarojmë që llogaritë e liderëve botërorë nuk janë plotësisht si politikat tona. Prandaj përmbajtjet që përcjellin promovim të terrorizmit, kërcënime të qarta dhe të drejtpërdrejta të dhunës, informacione private, foto intime, shfrytëzim seksual të fëmijëve e tjerë do të vazhdojnë të hiqen pavarësisht nga autori”, theksoi ai.
Janë parashikuar sanksione edhe kur publikimet bëhen nga një lider botëror që shkel rregullat/ATSH.
-
Twitter me rregulla të reja për postimet e politikanëve
-
Twitteri do t’i lehtësojë kufizimet për reklamat politike
-
Themeluesit të Twitterit i vjen keq që platforma u shndërrua në kompani
-
Ish-drejtori i Twitterit, Jack Dorsey, largohet nga bordi
-
Jack Dorsey do të largohet nga Twitteri, 16 vjet pas themelimit të tij