Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Twitchi ndryshon rregullat për përmbajtjen seksuale

Përmbajtjet për të rritur si vizatimet dhe skulpturat nudo tani lejohen në platformën e transmetimit, Twitch, për sa kohë sa konsiderohen artistike.

Twitch ka thënë se është pjesë e një ndryshimi të rregullave të tij "konfuze" mbi përmbajtjen seksuale.

Ndërsa ndalimi për përmbajtje pornografike mbetet në fuqi.

Nën rregullat e vjetra të tij, përmbajtjet eksplicite ndaloheshin, që ishte problematike sepse Twitchi njihet si vend për të shikuar të tjerët të luajnë video-lojëra, e po ashtu është bërë i famshëm për mënyrat e tjera të shprehjes kreative.

Ato mund të jenë nga vizatimet te skulpturat te pikturat e trupit.