Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Twitch sjell opsionin për t’u kthyer pas gjatë transmetimeve live

Ju ka munguar ndonjëherë një moment i madh gjatë një transmetimi live në Twitch? Në të ardhmen kjo mund të ndryshojë. Sipas the Verge, Twitch do të lansojë një buton të quajtur “Rewind” për transmetimet live.          

Duke e klikuar do të ktheheni 2 minuta pas në një transmetim live me opsionin për t’u kthyer pas në të gjithë historikun e transmetimit ose të luani transmetimin me një shpejtësi të reduktuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në të njëjtën kohë nëse klikoni këtë buton mund të shikoni çfarë po ndodh në transmetim live falë një dritareje “picture-in-picture.”

Megjithatë një transmetues duhet të ketë opsionin VOD të aktivizuar që përdoruesit të shfrytëzojnë butonin Rewind.

Afro 1/4 e përdoruesve do të ketë akses tek opsioni i ri në ditët në vijim, sipas Twitch.