Gjithnjë e më tepër teknologjia po avancon, e një nga ndryshimet më të mëdha që vëmë re janë aparaturat që ne i përdorim çdo ditë.
E një ndër to janë edhe televizorët, transmeton Panorama Plus njoftimet. Këta të fundit, ndryshe nga vitet më parë ku vinin të stërmëdhenj, sot po prodhohen gjithnjë e më të hollë.
Por ajo çfarë sjell kompania “Tv-Two” mund të përcaktojë të ardhmen e aparaturave të televizorëve që ne kemi në shtëpi.
Efekti i saj është i dyfishtë, pasi përveçse funksionon si një televizion normal, ai është tërësisht transparent kur është i fikur dhe pas tij mund të vendosësh edhe sende dekorative.
Ky model është ende në fazën e prezantimit, ndërsa kompania bën me dije se ka filluar të pranojë edhe porositë e para.
Kjo lloj teknologjie mund të ndryshojë tërësisht evoluimin e aparaturave që përdoren në shtëpi, duke i dhënë tërësisht një koncept të ri atyre.
-
Veturat atëherë dhe sot, si e ndryshoi sigurinë dhe komoditetin teknologjia
-
Atmosfera e stadiumit drejt e në sallonin tuaj: Magjia e Samsung OLED Glare-Free
-
YouTube në televizor bën ndryshimin që nuk do t’u pëlqejë përdoruesve
-
Teknologji që kujdeset për familjen tuaj çdo ditë!
-
Kjo rrobalarëse Samsung ofron më shumë sesa një larje të zakonshme