Për telefonin e palosshëm të Samsungut, W2019, ka filluar të flitet që nga kjo verë dhe kohëve të fundit kanë filluar të shfaqen në internet fotografitë dhe videot si dhe informata të ndryshme në lidhje me këtë smartfon.
Samsung W2019 pritet të vijë me trup nga alumini dhe xhami, dy ekrane dhe dy kamera të pasme, transmeton Koha.net. Po ashtu, W2019 pritet të jetë shumë i hollë por do të ketë baterinë prej 3,000 mAh dhe ekranet do të jenë 4.2-inç AMOLED.
Gjithashtu, po raportohet se Samsung W2019 do të jetë në dispozicion për Kinë, kështu që nuk do të ketë procesor Exynos – mund të vijë me Snapdragon 845.
Në vijim po ju sjellim fotografitë në të cilat shihet W2019.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Telefoni i ardhshëm i palosshëm nga Samsungu do të jetë W20 5G
-
Samsung publikon një video ku shfaq dizajnin e telefonit të tij të palosshëm
-
Galaxy i palosshëm do të ketë bateri më të vogël sesa pritej
-
Samsung prezanton “tinëz” smartfonin e palosshëm
-
Kështu do të duket telefoni i palosshëm i Samsungut - Galaxy F