Tech

Telefoni i ardhshëm Redmi me kamerë 64MP do të mundë të prodhojë foto deri 20MB

Nën-brendi i Xiaomit, Redmi ka paralajmëruar telefonin e ardhshëm me kamerë prej 64MP, duke e theksuar një rezolucion superior, i cili nuk mund të krahasohet me asgjë që e kemi parë në telefona deri më tani. Tani është publikuar edhe një teaser i cili zbulon detaje edhe më interesante rreth kamerës, raporton GSMArena.

Sipas njoftimit në faqet Weibo, sensori 64MP do të mundë të prodhojë fotografi me rezolucion të lartë me madhësi deri në 20MB. Sensorët aktualë prej 48MP mund të krijojnë foto me madhësi deri në 16MB, shkruan KOHA Ditore. Edhe pse 4MB shtesë nuk tingëllon shumë, kjo gjithsesi paraqet një rritje të konsiderueshme në madhësinë e fotove.

Natyrisht, është e rëndësishme të theksohet se, ashtu si me zgjidhjet aktuale 48MP Quad-Bayer, as sensorët 64MP nuk do ta mundësojnë krijimin e fotove 64MP. Sensorët janë të destinuar që të krijojnë foto me cilësi të lartë prej 16MP.