Kompani e njohur kineze Xiaomi është duke planifikuar që të zgjerojë tregun në SHBA dhe Europë.
Kompania nuk planifikon të ofrojë smarftonët e saj në tregun e SHBA-së këtë vit apo vitin e ardhshëm, transmeton Koha.net. Ka gjasa që në vitin 2019 të gjitha pajisjet e saj të jenë në dispozicion. Ndërkaq për tregun e Europës, ka shumë gjasa që Xiaomi të sjellë të gjithë smartfonët e saj së shpejti.
Wang Xiang, kreu i Xiaomit, thotë se kompania “nuk po ngutet që të hyjë në tregjet e zhvilluara”. Ajo do të hyjë në tregun e SHBA-së në “dy vitet e ardhshme, ndoshta edhe më herët”.
Xiaomi është e fokusuar në zgjerimin e pranisë së saj dhe pjesëmarrjen e tregut në regjionet në zhvillim.
Një pjesë e hezitimit të saj për të hyrë në Perëndim vjen nga mundësia e ballafaqimit me rastet e shkeljes së patentave.