Kompania “Vivo” paralajmëron teknologjinë Super FlashCharge 120W. Tani për tani nuk ka detaje se si funksionon kjo teknologji, por pohohet se ajo është në gjendje ta mbushë plotësisht baterinë e telefonit prej 4000mAh për vetëm 13 minuta. Kjo shpejtësi e bën Super FlashCharge zgjidhjen më të shpejtë në treg nëse lansohet për telefona, raporton “The Verge”.
Menaxheri i produkteve të kompanisë “Vivo” e ka postuar në faqen Weibo një video e cila e demonstron mbushjen e telefonit prej rreth 10 deri në 14 për qind për 16 sekonda, por nuk e ka paraqitur ciklin e plotë të mbushjes. Rezultati më i mirë të cilin “Vivo” e ka arritur deri më tani ishte mbushja prej 44W në telefonin iQOO, i cili e kishte një bateri prej 4000mAh që u mbush deri në maksimum për 45 minuta, shkruan KOHA Ditore.
Pritet që “Vivo” do ta demonstrojë teknologjinë Super FlashCharge 120W gjatë ngjarjes së javës së ardhshme MWC Shanghai, së bashku me pajisjen e vet të parë 5G.
-
Xiaomi thotë se mund ta mbushë baterinë e telefonit tërësisht për vetëm tetë minuta
-
Pajisja që e mbush telefonin për shtatë sekonda pritet të dalë në treg këtë vit
-
Më 2024 del në treg telefoni që mbushet 100% për 10 minuta
-
iPhone 15 do të mbushet më shpejt
-
Mbushni telefonin shpejt me një trik shumë të thjeshtë