Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

TCL i prezanton telefonat me katër kamera

Kompania TCL e ka prezantuar serinë e telefonave në kuadër të brendit të vet, të cilat janë në segmentin e sipërm të tregut. Seria TCL 10 përbëhet nga modelet TCL 10 5G, 10 Pro dhe 10L. Telefonat mbërrijnë në tregjet globale më vonë gjatë këtij viti, përcjell GSMArena.

TCL 10 5G është telefoni i parë5G i kompanisë dhe ai do të vihet në lëvizje nga çipseti Snapdragon 7-Series i Qualcommit (me siguri Snapdragon 765G), shkruan KOHA Ditore. Telefoni ka ekran të madh me kamerë punch-hole dhe prapavijë reflektuese prej qelqit me sensor për gjurmë gishtash. TCL 10 5G ka sistem me katër kamera dhe blic module të dyfishta LED. Specifikimet e kamerave individuale nuk dihen, por sensori kryesor dihet që i ka 64MP.

Image

TCL 10 Pro duket i ngjashëm me 10 5G, por vjen me ekran të ndryshëm. Ofrohet ekrani "edge AMOLED" me prerje për kamerën selfi. Në vend të modelit reflektues holografik, në prapavijë është skematika me shkëlqim. Telefoni i ka dy blic module single-LED, me kamerë kryesore prej 64MP. Sensori i gjurmëve të gishtërinjve i këtij modeli është i vendosur poshtë ekranit.

Image

TCL 10L është modeli bazë në linjë, i cili vjen me katër kamera në anën e pasme (sensori kryesor 48MP) dhe një sensor për gjurmë gishtash që është gjithashtu në anën e pasme. Ekrani e ka një hapje punch-hole për kamerën selfie.

TCL nuk i ka publikuar specifikimet e plota të linjës së saj të re të telefonave, ndërsa kompania po planifikon ta bëjë prezantimin e plotë gjatë MWC-së në fund të shkurtit.