Panairi i njohur i teknologjisë CES 2019 është vetëm disa muaj larg, i cili do të mbahet në Las Vegas dhe në të cilin pritet të prezantohen një sërë produktesh të reja.
Kompania e njohur Asus, gjithmonë zbulon produktet e reja në CES dhe sipas një raporti të ri, në këtë panair ajo mund të prezantojë tabletin e saj të parë me sistemin operativ Chrome, transmeton Koha.net.
Asus ka një histori të gjatë të lansimit të produkteve të cilët punojnë me sistemin operativ të Googlet. Ajo tani ndoshta është duke menduar vërtetë rreth lansimit të tabletit të saj të parë me Chrome OS.
Don't be surprised when ASUS launches what I think is its first Chrome OS tablet ~10inch screen. Could be one of the devices we get to see at #CES2019.
— Roland Quandt (@rquandt) November 12, 2018
Edhe
Asus zbulon tabletin e tij të parë me sistemin operativ “Chrome”
Sipas një postimi në Twitter të llogarisë së njohur, Roland Quandt, Asus duket se do të lansojë tablein e saj të parë me sistemin operativ Chrome në panairin CES 2019, përcjell Koha.net. Tableti, thuhet se do të ketë ekran prej 10-inç. Tani për tani, nuk ka detaje më të hollësishme rreth kësaj pajisjeje.
Mbetet të shohim nëse ky produkt premium do të vijë me specifika të fuqishme, duke përfshirë edhe procesorin Snapdragon 845 të Qualcommit. Asus ende nuk ka konfirmuar asgjë në lidhje me pajisjen e re me Chrome deri tani. Mbetet të presim deri te panairi CES 2019, në të cilin pritet të lansohet ky tablet.