Kompania e telekomunikacionit mobil, T-Mobile do të shkarkojë punonjësit e korporatës të cilët nuk janë të vaksinua plotësisht kundër COVID-19 deri më 2 prill.
Sipas një emaili të brendshëm të parë nga Bloomberg, kreu i burimeve njerëzore të kësaj kompanie, Deeanne King, thuhet se ka njoftuar punonjësit që kanë marrë vetëm një dozë që nga 21 shkurti se do të vihen në pushim pa pagesë.
“Zyrat e kontrolluara nga distinktivët e T-Mobile vazhdojnë të jenë të qasshme vetëm për ata që janë të vaksinuar kundër COVID-19,” tha T-Mobile në një deklaratë për The Verge, duke iu referuar sistemit dixhital të kalimit që kompania përdor për të mbajtur gjurmët e vaksinimit të punonjësve. "Ne i kemi njoftuar punonjësit se kërkojmë që ata të vaksinohen plotësisht deri më 2 prill". Kompania deklaroi gjithashtu se do të ketë përjashtime "të kufizuara për role të caktuara, vendndodhje dhe akomodime dhe përjashtime të mandatuara ligjërisht".
Siç theksohet, politika zbatohet për punonjësit e korporatave që punojnë rregullisht ose herë pas here në zyrë. Punonjësit e shërbimit ndaj klientit thuhet se do të duhet të tregojnë prova se kanë marrë dozën e parë të një vaksine deri më 21 shkurt, por nuk do të vendosen në leje pa pagesë nëse nuk e bëjnë këtë.
"Ne e kuptojmë se ky është një vendim thellësisht personal për disa punonjës, por ne besojmë se ndërmarrja e këtij hapi do të na vendosë në pozitën më të mirë për të mbrojtur komunitetin tonë T-Mobile," shpjegoi T-Mobile.
-
T-Mobile do të largojë nga puna 5000 punëtorë, rreth 7% të fuqisë punëtore
-
Ushtarët amerikanë që refuzojnë të vaksinohen do të shkarkohen
-
Google do t’i largojë nga puna punonjësit që refuzojnë të vaksinohen
-
Delta Air Lines do t’ua marrë punonjësve të pavaksinuar nga 200 dollarë në muaj
-
CNN-ja largon punëtorët që nuk janë vaksinuar