Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha të mërkurën se ishte viktimë e një sulmi kibernetik, vetëm disa javë para se të vendosë për miratimin e dy vaksinave kandidate kundër koronavirusit.
Agjencia, me bazë në Amsterdam, tha se incidenti është duke u hetuar por nuk tha saktësisht se kur ndodhi sulmi apo cilat të dhëna ishin shënjestruar.
"EMA ka qenë subjekt i një sulmi kibernetik. Agjencia ka nisur me shpejtësi një hetim të plotë, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet për zbatimin e ligjit dhe njësi të tjera përkatëse", thuhet në njoftim.
Një zëdhënëse e agjencisë u kontaktua nga agjencia AFP, por ajo nuk bëri më shumë detaje.
EMA ka thënë se do të vendosë për miratimin me kusht për vaksinën e Pfizer/BioNTech në një takim që do të mbahet më së voni deri më 29 dhjetor.
Edhe
Hakerët u qasen të dhënave të vaksinës, pas sulmit mbi rregullatorin e BE-së
Një vendim për vaksinën tjetër të kompanisë Moderna, duhet të pasojë deri më 12 janar.
Rregullatori po kryen gjithashtu rishikime të vaksinave të zhvilluara nga Universiteti i Oksfordit/AstraZeneca dhe Johnson & Johnson./REL
-
Rregullatori i BE-së do të vendosë për pilulën Pfizer kundër COVID-it deri në fund të janarit
-
EMA miraton vaksinën përforcuese antiCOVID
-
EMA në fillim të tetorit vendos për dozën e tretë të vaksinës anti-COVID
-
EMA pritet të japë në korrik vendimin për përdorimin e vaksinës së Modernas te tinejxherët