Kompania Wixen Music Publishing ka akuzuar rrjetin social Spotify për përdorim të artistëve pa licencë dhe kompensim.
Sipas padisë së ngritur në gjykatën e Kalifornisë, gjiganti i muzikës duhet të paguajë 1.6 miliard dollarë dëmshpërblim, aq sa ka kërkuar Wixen, transmeton CNN.
Wixen menaxhon të drejtat e artistëve, përfshirë Tom Petty, The Doors, Neil Young dhe Missy Elliot.
Kompania kërkon dëme në vlerë prej 150,000 dollarë për secilën këngë, që paraqet dëmshpërblimin maksimal sipas U.S. Copyright Act, transmeton KP.
Spotify, baza e së cilës ndodhet në Suedi, nuk ka komentuar akuzat.
Artikuj të ngjashëm
-
Kanye West shpallet fajtor për shkelje të të drejtave të autorit
-
Padia e 15-vjeçarit për varësinë nga YouTube mbyllet me marrëveshje
-
Samsungu reagon ndaj padisë së Dua Lipës: Kemi pasur garanci për përdorimin e imazhit
-
Netflixi paditet për mbledhje të dhënash dhe krijim varësie te përdoruesit
-
Dua Lipa padit “Samsungun”