Spiunët nga Rusia janë duke vënë në shënjestër organizatat, të cilat po përpiqen të zhvillojnë vaksina për koronavirusin, kanë paralajmëruar shërbimet perëndimore të sigurisë kombëtare dhe kibernetike.
Qendra britanike për Siguri Kibernetike (NCSC) ka bërë të ditur se hakerët “duket se operojnë si pjesë e shërbimeve ruse të inteligjencës”.
Në raportin e kësaj qendre shkruhet se grupe hakerësh po përdorin viruse për të vjedhur informata që kanë të bëjnë me zhvillimet e vaksinave për Covid-19.
Drejtori i operacioneve për NSCS Paul Chichester e ka quajtur tërë këtë “të neveritshme”.
Paralajmërimi është publikuar nga një grup i shërbimeve të sigurisë: NSC-ja e Britanisë, Instituti Kanadez për Siguri të Komunikimeve, Departamenti i SHBA-së për Sigurinë Shtetërore, Agjencia e Infrastrukturës për Sigurinë Kibernetike dhe Agjencia për Siguri Kombëtare të SHBA-së.
-
Hakerët rusë e koreano-veriorë tentojnë të vjedhin të dhëna të vlefshme për vaksinën anti-COVID
-
Hakerë rusë vënë në shënjestër kërkimet mbi vaksinën kundër COVID-19
-
Hakerët rusë shënjestrojnë ministrat në të gjithë botën përmes WhatsAppit
-
Microsoft: Hakerët rusë po tentojnë të hyjnë brenda sistemit të sigurisë kombëtare të SHBA-së
-
Hakerët rusë shënjestrojnë gjykatat e prokuroritë e Ukrainës