Kapsula pa pilot ”SpaceX Dragon” që transportonte mallra u ul në brigjet e Floridës pasi përfundoi një mision rifurnizimi në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS).
”SpaceXDragon”, e ngarkuar me dy tonë pajisje shkencore dhe mostra gjaku të siguruara nga ekuipazhi ISS, u shkëput nga posta e orbitës të dielën në mëngjes.
Ekuipazhi, i përbërë nga astronautët amerikanë Kayla Barron dhe Thomas Marshburn dhe ai gjerman Matthias Maurer, dërgoi mostra gjaku për t’u përdorur si pjesë e testeve mjekësore mbi efektet e qëndrimit afatgjatë në hapësirë.
Kapsula ”Dragon” fillimisht ishte dashur të nisej për në Tokë të premten, por NASA e ka shtyrë manovrën për shkak të motit të keq në Florida.
Raketa ”Falcon 9” dërgoi pajisje, materiale kërkimore dhe furnizime për ekuipazhin në ISS. /ata
-
Katër astronautë të NASA-s kthehen në Tokë në evakuimin e parë mjekësor
-
Sot nis kthimi i astronautëve nga hapësira
-
Rikthehet në Tokë grupi i parë i turistëve që drejtoi udhëtimin në hapësirë
-
Kapsula e SpaceX me katër astronautë kthehet në Tokë
-
Artemis II përfundon me sukses misionin historik, astronautët kthehen në shtëpi