Facebook dhe Google janë bërë “pengesë për inovacionin” dhe kërcënim për shoqërinë, sipas miliarderit George Soros.
Këto komente ai i ka bërë gjatë Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos, transmeton Koha.net.
Ai thotë se kompanitë e rrjeteve sociale kanë ndikim në mënyrën se si njerëzit mendojnë, pa qenë ata fare të vetëdijshëm për këtë.
“Kompanitë e minierave dhe ato të naftës shfrytëzojnë mjedisin fizik, përderisa kompanitë e mediave sociale shfrytëzojnë mjedisin social. Kjo është e tmerrshme pasi kompanitë e mediave sociale ndikojnë në mënyrën se si njerëzit mendojnë dhe sillen pa qenë fare të vetëdijshëm për këtë. Kjo ka pasoja negative në funksionimin e demokracisë, veçanërisht në integritetin e zgjedhjeve”, ka thënë ai, raporton The Guardian.
-
Habermasi dhe transformimet e sferës publike
-
Zuckerberg dëshmon në gjyq për dëmet e dyshuara të rrjeteve sociale ndaj fëmijëve
-
Musk: Në vitin 2036 paratë nuk do të kenë më rëndësi
-
BE-ja gjobit “Google” me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
-
Bie Facebooku dhe Instagrami, përdoruesit raportojnë probleme me qasjen në platformë