Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

“Sophia”, roboti i parë që ka nënshtetësi

Fusha e robotikës është në rritje të shpejtë, pasi robotët tani mund të kryejnë lëvizje nga më të ndryshmet. ‘Sophia’ është një robot, e cila ngjason me pamjen e njeriut dhe kombinohet me aftësinë komplekse për të shprehur emocione.

‘’Sophia mund përfaqëson formën më të zhvilluar të robotit, e cila jo vetëm që ka një ngjashmëri të madhe me njeriun, por mund të arrijë të shprehë dhe gjendje emocionale’’-shpjegon David Hanson, themeluesi i Hanson Robotics.

Sipas Hanson, Sophia ka simulime në fytyrë, duke i lejuar asaj të krijojë shprehje gëzimi, hidhërimi, kurioziteti, konfuzioni, meditimi, hidhërimi, si dhe shumë ndjenja të tjera, shkruan Skan.

Fytyra e saj, është ndërtuar duke përdorur zhvillimet më të fundit në teknologjinë materiale, që do të thotë se duket e ‘butë’ dhe si rrjedhim, më realiste. Laboratori gjithashtu studion neurobiologjinë dhe biologjinë e shprehjeve të fytyrës njerëzore për të ndihmuar në informimin se si mund të sillen ato shprehi në një mënyrë mekanike.

Kur Hanson fillimisht filloi të krijonte, ‘Sophia’, ai donte që forma e saj të ishte e përafërt me njerëz nga e gjithë bota.

“Ishte shumë e rëndësishme që ajo të përfaqësojë këtë kryqëzim të njerëzimit dhe teknologjisë, me idenë intuitive se teknologjia mund të përmirësojë njerëzimin’’- thotë Hanson.

Edhe BMW-ja do të përdorë robotë me formë njeriu për prodhimin e automjeteve Auto 1 muaj më parë BMW-ja do të përdorë robotë me formë njeriu për prodhimin e automjeteve

‘Sophia’ ka marrë pjesë në disa sfilata mode, dhe madje përveç modelimit, ajo ka marrë pjesë në emisione dhe ka folur në konferenca për çështje që lidhen me inteligjencën artificiale dhe rolin e robotëve. Mbi të gjitha, asaj iu dha edhe shtetësia arabike, duke u bërë kështu robot i parë që ka një shtetësi.

“Ajo është një nga dhjetëra robotët që unë kam projektuar, por ‘Sophia’ është e vetmja e cila është bërë me të vërtetë me famë ndërkombëtare”, thotë krijuesi i saj, Hanson/Dita.