Sony vazhdimisht zgjeron linjën e vet të produkteve të dedikuara për ofrimin e përvojave sa më të mira zanore. Kështu kjo kompani tani ka prezantuar kufjet e vërteta pa tel WF-1000XM3.
Këto kufje kanë teknologjinë “dual noise sensor”, çipin e ri Bluetooth, mbushjen e shpejtë, dhe të tjera, përcjell FoneArena.
Pesha e kufjeve Sony WF-1000XM3 është 17 gramë, kanë strukturë Tri-hold për t’u mbështetur në vesh. Kanë edhe HD Noise Cancelling Processor QN1e, i cili jen me izolim aktiv nga zhurma e jashtme, bashkë me teknologjinë “dual noise sensor”, shkruan KOHA Ditore. Kanë edhe drajverin 6mm dhe Digital Sound Enhancement Engine HX.

Sony ka implementuar edhe çipin e ri Bluetooth. Bateria mjafton për reproduktim të 32 orë përmbajtje, ndërsa ka edhe përkrahjen për mbushje të shpejtë përmes kabllos USB Type-C. E pranishme është edhe përkrahja për asistentin zanor Google, rregullimi për kontrollat touch, pauzimi automatik dhe të tjera.
Kufjet Sony WF-1000XM3 vijnë me çmim prej rreth 276 dollarësh, ndërsa në shitje do të jenë kah mesi i gushtit.