Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Sony lanson kufjet më të lira pa tel, me bas shtesë

Ata që janë në kërkim të kufjeve premium, të cilat karakterizohen nga opsioni i anulimit të zhurmës, nuk kanë shumë zgjedhje në segmentin prej 300-350 dollarëve. Dy kompani janë dalluar për faktin se ofrojnë produkte të nivelit të lartë për adhuruesit e tingullit, dhe këto janë Bose dhe Sony, raporton PhoneArena.

Për ata që nuk mund të ndajnë mjete të mjaftueshme për Sony WH-1000XM3 ose Bose QuietComfort 35 Series II, ofrohen një palë kufje të reja që do të jenë në dispozicion me një çmim shumë më të ulët.

Kufjet e reja Sony WH-XB900N e ofrojnë një alternativë të përballueshme për ata që e dëshirojnë teknologjinë e anulimit të zhurmës. Çmimi i kufjeve është vetëm 250 dollarë, ndërsa ato ofrojnë veçori të ngjashme me modelin premium 1000XM3, plus bas shtesë, shkruan KOHA Ditore.

Image

Sa i përket dizajnit, ato karakterizohen nga një dizajn i palosshëm dhe kontrolli nëpërmjet touch panelit në kornizën e kufjeve. Kufjet Sony WH-XB900N Extra Bass e kanë të integruar edhe mikrofonin, i cili mund të përdoret me Google Assistant. Ofrohet edhe mbështetja për NFC (Near Field Communication) dhe Bluetooth.

Sony pretendon se kufjet e reja do të duhej të ofrojnë deri në 30 orë reprodukim me një mbushje të vetme. Gjithashtu, mbushja prej rreth katër orëve mundëson që kufjet të zgjasin gjatë gjithë ditës, gjë që është goxha mbresëlënëse.

Artikuj të ngjashëm