Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Sony prezanton dy smartfona të rinj

Kompani e njohur Sony në MWC 2017 ka prezantuar dy smartfona të rinj – XA1 dhe XA1 Ultra, të cilat vijnë me ekran të sheshtë shumë të hollë.

 

Image

Xperia XA1 është telefoni më i vogël me ekran 5-inç e rezolucion prej 720 pikselë, procesor Helio P20, 3 GB RAM memorie, si dhe baterinë prej 2,300 mAh, transmeton Koha.net. Po ashtu, ende ka portin e vjetër për microUSB. Ky telefon vjen me kamerën kryesore prej 23 megapikselë dhe veçorinë Hybrid AF dhe SteadyShot, si dhe me kamerën e përparme prej 8 megapikselë.

Image

Më i madhi, XA1 Ultra vjen me ekran 6-inç e rezolucion prej 1080 piseklë, procesor të njëjtë Helio P20, 3 GB RAM memorie, si dhe me baterinë prej 2,700 mAh. Kamera e pasme është e njëjtë sikurse te i pari, por ajo e përparme te ky telefon është prej 16 megapikselë me autofokus dhe blicin LED.

Image
Image