Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Sony ka problem në përmbushjen e nevojave të tregut për sensorët e kompanisë për kamera

Sony po punon shumë për t’i përmbushur kërkesat e tregut për sensorët e kamerave të kompanisë, sipas Bloombergut. Edhe pse shitjet e telefonave kanë stagnuar ose janë në rënie të vogël gjatë viteve të fundit, prodhuesit po përpiqen që në modelet e reja të implementojnë sa më shumë sensorë kamerash, gjë që edhe ka çuar në kërkesa adekuate, raporton Engadget.

Prodhuesi më i madh i sensorëve të tillë është Sony, që kontrollon mbi 50 për qind të tregut për nga fitimet. Kompania gjithashtu i siguron të gjithë sensorët e kamerave për modelet moderne të iPhone. Kjo do të thotë që Sony i shet katër sensorë 12MP për çdo iPhone 11 Pro që Apple e krijon.

Për të dytin vit radhazi, Sony do t’i ketë në funksion të plotë fabrikat e veta për çipa kamerash, të cilat do të vazhdojnë të funksionojnë edhe gjatë festave, shkruan KOHA Ditore. Megjithatë, përkundër kësaj, rritja e prodhimit nuk do të jetë e mjaftueshme për t’i përmbushur kërkesat e tregut. Sony ka bërë hapa dhe investime shtesë për ta përmirësuar kapacitetin e vet, ndërsa kompania po e ndërton gjithashtu një fabrikë të re që do të hapet në vitin 2021.

Artikuj të ngjashëm