Platforma e mediave sociale Snapchat ka hequr një veçori që lejon përdoruesit të përdorin tatuazhe tradicionale Maori në fytyrat e tyre, shkruan BBC.
Filtrat u hoqën pasi zbulimi i tyre shkaktoi protestë në komunitetin indigjen Maori të Zelandës së Re.
Maoritët e konsiderojnë artin e tatuazheve si të shenjtë, dhe ai merret si një shënues i rëndësishëm i identitetit të tyre.
Lëvizja pason raportet e mediave lokale se filtrat po përhapeshin në mediat sociale të tjera.
Radio Zelanda e Re shfaqi imazhe të përdoruesve që përdornin filtra me emra si "Maori Face Tattoo" dhe "Maori" në Instagram.
Edhe
Nepali heq ndalesën për mediat sociale pas vdekjes së 19 personave në protestën e së hënës
Një deklaratë nga Snap, e cila zotëron platformën Snapchat, konfirmoi se filtri dhe një dublikatë ishin hequr nga platforma e tyre.
Filtrat e Snapchat, të cilëve kompania i referohet si Lente, përdorin softuer me burim të hapur Looksery që lejon përdoruesit të modifikojnë veçoritë e tyre në kohë reale. Lentet janë krijuar nga përdoruesit dhe mund të ndahen dhe përdoren lirisht nga të tjerët në platformë.