Kompania e njohur Sony, në maj të këtij viti, ka aplikuar për një patentë te organizata WIPO (World Intellectual Property Office) për “një ekran fleksibil dhe një aparat elektronik”. Kërkesa është aprovuar më 22 nëntor dhe i referohet dy patentave tashmë të miratuara.
Patenta e parë ka të bëjë me smartfonin me dy ekrane – një në pjesën e përparme dhe tjetri në pjesën e pasme, shkruan Let’s Go Digital. Ekrani i përparmë përfshinë më shumë elemente që lëshojnë dritë, ndërsa ekrani tjetër përfshinë disa elemente të cilat kontrollojnë dritën. Si rezultat, krijohet një ekran transparent në të dy anët.
{gallery}
Sipas përmbajtjes dhe skicave të patentës, thuhet se ky smartfon do të ketë gjashtë moda të ekranit, nga tri në pjesën e përparme dhe të pasme. Nga transparent, përmes gjysmë-transparent deri në jo-transparent, transmeton Koha.net. Përdoruesi do të mund të zgjedhë njërën nga këto modat. Në këtë proces, rol kryesor mund të kenë faktorët e tillë si ndriçimi i ambientit ose kontrollimi i harxhimit të baterisë.
Lexoni edhe:
Përveç kësaj, kjo teknologji tashmë e patentuar mund të përdoret edhe në smartfonët fleksibil. Për t’u krijuar ekrani transparent, të dy ekranet duhet të jenë të kthyer njëri përballë tjetrit. Prandaj, një smartfon fleksibil duhet të ketë katër ekrane.
Për më shumë detaje rreth kësaj patente të Sonyt, mund të lexoni këtu.
-
Samsung prezanton serinë Galaxy S26 me fokus në inteligjencë artificiale dhe privatësi
-
Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit
-
Zbuloni Samsung Galaxy S25: Tre modele, një eksperiencë e jashtëzakonshme
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Ekspozimi i foshnjave ndaj telefonave, ndikon negativisht në zhvillim