Smartfonët shumë shpejt do të mund të hapin, mbyllin e madje të ndezin veturat, pas rregullave të reja të bëra nga VW, BMW, Hyundai, Apple, Samsung e LG.
Këto kompani kanë arritur një marrëveshje për të vënë standarde të reja, me të cilat tani smartfonët mund të përdoren në vend të çelësit të veturave, transmeton koha.net.
Konsorciumi i Lidhjes së Veturave (CCC), ku janë të përfshirë, Volkswagen, BMW, Hyundai, Apple, LG e Samsung, kanë prezantuar standardet e reja “Digital Key Release 1.0”, i cili lejon shoferët që të hapin, mbyllin e ndezin veturat nga pajisjet e mençura.
Pronarët e Tesla’s tashmë mund të përdorin një aplikacion të dedikuar për të hapur Model S, Model X e Model 3, por rregullat e protokollet e reja krijojnë “situatë standardizuese” për industrinë e veturave.