Samsungu nuk do të sjellë veçorinë për skanim të fytyrës për hapje të telefonit te Galaxy S9.
Sipas raportimeve, kompania ka vlerësuar se veçoria e skanimit të fytyrës nuk është e sigurt mjaftueshëm për të funksionuar me Samsung Pay dhe Google Pay.
Samsungu e kishte përdorur veçorinë për njohje të fytyrës edhe te telefonat Galaxy S8, S8 Plus dhe Note 8, por për shërbimin e pagesave më e sigurt është vlerësuar skaneri i gishtave dhe i syve, shkruan CNET.
Në anën tjetër, “Face ID” është veçoria që së fundmi solli Apple, për herë të parë te një telefon, iPhone X.
Samsungu nuk ka komentuar lidhur me raportimet se si do të sjellë një veçori të ngjashme për telefonin që pritet të lansohet në fillim të vitit të ardhshëm.
-
Samsung prezanton serinë Galaxy S26 me fokus në inteligjencë artificiale dhe privatësi
-
Banka ProCredit sjell Apple Pay në Kosovë për klientët e saj
-
Visa sjell Apple Pay në Kosovë – Një mënyrë më e sigurt për të paguar me iPhone dhe Apple Watch
-
NLB Banka sjell Apple Pay për klientët e saj në Kosovë
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?