Samsung nuk do të prezantojë modelin e tij më të ri të gjeneratës Galaxy S9 në Panairin e Elektronikës (CES) në Las Vegas, në janar të vitit 2018, kanë bërë të ditur zyrtarë të kompanisë jugkoreane.
Samsung Galaxy S9 dhe Galaxy S9+ pritet të mos prezantohen në panairin e radhës sikurse ishte paralajmëruar më herët.
Sipas zyrtarëve të Samsungut, modelet Galaxy S9 dhe Galaxy S9+ do të prezantohen më vonë gjatë vitit, duke mos dhënë më shumë detaje lidhur me arsyet e shtyrjes së prezantimit të dy modeleve aq shumë të pritura.
Samsung Galaxy S9 do të ketë ekran të lakuar OLED dhe kamerë të dyfishtë.
Sipas VentureBeat, Galaxy S9 dhe Galaxy S9+ po ashtu përfshijnë mikrofonat stereo AKG, derisa kamerat do të jenë të vendosura në mënyrë vertikale.
-
Samsung prezanton serinë Galaxy S26 me fokus në inteligjencë artificiale dhe privatësi
-
iPhone 17 pritet me ndryshimet më të mëdha ndonjëherë nga Apple
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Samsungu shënon fitim rekord, por humb mbi 100 miliardë dollarë në vlerë tregu
-
Dua Lipa padit “Samsungun”