Kohëve të fundit është raportuar se gjenerata e re e serisë “Galaxy S” e Samsungut do të zbulohet në muajin shkurt në “MWC 2018” (Kongresi Botëror i Celularëve”), i cili do të mbahet nga 26 shkurt deri më 1 mars, dhe tani gjiganti i teknologjisë e ka konfirmuar zyrtarisht këtë informacion.
Presidenti i biznesit të celularëve të Samsungut, DJ Koh, zbuloi këtë informacion në javën e teknologjisë “CES 2018”, transmeton Koha.net. Po ashtu, ai tregoi se data e lansimit për serinë e pajisjeve Galaxy S9 do të njoftohet gjatë prezantimit në muajin shkurt në “MWC 2018”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSeria e vitit të kaluar, Galaxy S8/S8+, është zbuluar në një ngjarje të veçantë në muajin mars, ku shitjet i ka filluar në muajin prill. Duke u bazuar në këtë, edhe seria e re Galaxy S9 pritet të lansohet diku ka marsi.