Banka e Shqipërisë do të ketë një vëmendje të shtuar në drejtim të ndërgjegjësimit të publikut për riskun e parasë virtuale por edhe për edukimin e përgjithshëm mbi produktet bankare dhe konceptin e “lekut të ri” dhe lekut të vjetër.
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar rezolutën ku i kërkon BSH-së, “Të vijojë punën për edukimin dhe ndërgjegjësimin e publikut lidhur me rreziqet që paraqet përdorimi dhe investimi në kripto-monedha (para virtuale), si dhe të marrë masa për parandalimin e lindjes ose zhvillimit në tregjet financiare, të skemave spekulative mashtruese në kripto-monedha, duke instaluar një mekanizëm edhe për matjen e efekteve të veprimtarive ndërgjegjësuese”.
Gjithashtu citon rezoluta, “BSH-ja, duhet të nxisë politikat e bankave në lidhje me edukimin e publikut për produktet bankare, si dhe të monitorojë, të verifikojë dhe të standardizojë procedurat bankare të ofrimit të shërbimeve bankare në përgjithësi. Të shqyrtojë efektet e veprimtarive të ndërmarra në vite, me qëllim rritjen e kuptueshmërisë së politikës monetare dhe forcimin e besueshmërinë publike të institucionit, për sa i takon fushatave sensibilizuese të deklaruara dhe të raportuara në kuadër të edukimit të publikut në lidhje me termat “lek i ri” dhe “lek i vjetër”, duke instaluar një mekanizëm për matjen e efekteve të veprimtarive ndërgjegjësuese”.
-
Shqipëria nis përgatitjet për ta zëvendësuar lekun me euro
-
Ngrihet alarm për SMS-të mashtrues që synojnë të dhënat bankare
-
Banka Qendrore e Kazakistanit investon 350 milionë euro në kriptovaluta
-
Banka Qendrore bën thirrje për kujdes ndaj mesazheve mashtruese
-
Ndërtimi i shprehive financiare dhe kursimeve qysh në fëmijëri