Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Shpiket printeri 3D që printon picën sipas dëshirës për vetëm 6 minuta

Harrojini veturat autonome dhe imagjinoni një botë ku pica e shijshme vjen nga një koncept në realitet brenda gjashtë minutave.

Silicon Valley ka shpikur një printer 3D, BeeHex, i cili mund të printojë picën sipas dëshirës suaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E tëra fillon përmes një aplikacioni për smartfon. Pas zgjedhjes së madhësisë së picës, brumit, salcës dhe djathit, printeri fillon të punojë, transmeton Koha.net. Brenda 60 sekondave kjo makinë e krijon picën para se të vijë koha që ju ta vendosni në furrë. Pesë minuta më vonë, do ta keni gati picën tuaj të shijshme.

Dhe nëse ndjeheni si një artist, printeri 3D për pica ofron disa opsione. Thjeshtë, mund të ngarkoni një fotografi të formatit JPG dhe printeri do të bëjë çmos që të imitojë formën dhe linjat që janë brenda fotografisë.

Image

BeeHex, së fundmi, ka marrë një grant në vlerë prej 125 mijë dollarësh nga NASA për të vazhduar zhvillimin e këtij projekti. Organizata shpreson se ky printer mund të ofrojë diçka më të shijshme sesa ushqimet e mbyllura me vakum për astronautët gjatë misioneve të ardhshme në planetin Mars.

125 mijë dollarë është vetëm një krem mbi tortë. Kompania ka siguruar edhe 1 milion dollarë muajin e kaluar, sipas TechCrunch, për të lansuar produktin e saj të parë komercial: Chef 3D.

Duke filluar dikur më vonë këtë vit, Chef 3D mund të fillojë të shfaqet kudo: në parqet, stadiumet sportive, qendrat tregtare, etj. Ky printer, i cili vlerësohet për pastërtinë dhe efikasitetin, ka nevojë vetëm për një person që të operojë me të dhe ai person ka tendencë që të jetë më i shpejtë sesa njerëzit që punojnë në piceritë normale.

Image