Studentët kanë zhvilluar një teknologji bartëse, e cila synon të parandalojë sulmet seksuale.
Jayun Patel ka dizajnuar një byzylyk që alarmon policinë nëse bartësi i saj do të sulmohet papritur.
Byzylyku i mençur u dërgon autoriteteve koordinatat e vendit ku ndodhet personi i sulmuar.
Ekipi që ka krijuar byzylykun, profesor Ragib Hasan dhe studenti i tij Jayun Patel shpresojnë se pajisja mund të parandalojë sulmet seksuale, të cilat janë jashtëzakonisht të shpeshta në kampuset e kolegjeve në SHBA.
Byzylyku i mençur posedon sensorin e presionit, GPS dhe mikrofonat.
Sensorët i lejojnë byzylykut që të mbledhin të dhënat e aktiviteteve të përdoruesit dhe shenjave vitale në mënyrë të vazhdueshme. Pajisja detekton ndryshimet në lëvizjet e rregullta të personit që e bart atë dhe nëse heton lëvizje të pazakonshme që mund të jenë indikator i ndonjë sulmi, atëherë i dërgon sinjalet në polici.
-
Amazoni krijon byzylykun, i cili e di se si ndiheni
-
Pilula inteligjente që të “spiunon” nëse nuk i merr ilaçet
-
Lansohen byzylykët, me të cilët synohet të luftohet dhuna në familje
-
Inteligjenca artificiale mund të identifikojë fjalëkalimet nga tingulli i tasteve që shtypen
-
Nuk zbatohet projekti për mbikëqyrjen e njerëzve të cilëve gjykata iu kufizon lirinë e lëvizjes