Apple sot ka publikuar rezultatet financiare për çerekun e katërt të vitit të kaluar, dhe ato nuk duken shumë të mira.
Në mes të tetorit e dhjetorit të 2018-ës, shitjet e iPhone kanë rënë për 15 për qind.
Të gjitha produktet e shërbimet e tjera të Apple shënuan rritje për 19%, por ato ulën vetëm në 5% humbjet nga rënia e shitjeve të iPhone, transmeton koha.net.
Gjatë sezonit të festave, Apple ka arritur që të mbledh 84 miliardë dollarë, 4 miliardë më pak se sa një vit më parë, ku gjatë 2017-ës kishin arritur të mbledhin 88 miliardë dollarë.
Nga 84 miliardë dollarët, 51 miliardë dollarë ishin prej iPhone, ndërsa 10 miliardë dollarë nga shërbimet, pjesën tjetër nga pajisjet e tjera.
Shefi i Apple, Tim Cook ka thënë se edhe pse ka dëshpërim nga targetet vjetore të fitimeve, “Apple ka arritur që në termet afatgjate të tregoj se forca themelore e biznesit tonë shkon shumë thellë e gjerë”.
Kjo do të thotë se kjo kompani e di se biznesi me iPhone nuk është se do të përmirësohet së shpejti dhe se ajo do të mbështetet në elementet e tjera nga portofoli i saj.
Gjatë këtij prezantimi u zbulua se ka rreth 1.4 miliardë pajisje aktive të Apple në të gjithë globin, duke shënuar rritjen më të madhe që kjo kompani ka pasur ndonjëherë.
{gallery}