Gjiganti tajvanezë i teknologjisë, Asus, duket se është duke punuar në një smartfon të ri i cili është shfaqur në uebfaqen e njohur GFXBench.
Sipas kësaj uebfaqe, smartfoni në fjalë është shfaqur me numër të modelit Asus X00ID, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAsus X00ID vjen me ekran 5.5-inç me rezolucion prej 1280 x 720 pikselë, procesor 1.4 GHz të Qualcommit me tetë bërthama, si dhe me 3 GB RAM memorie dhe 32 GB memorie të brendshme.
Pjesa më interesante e këtij smartfoni është kamera kryesore e dyfishtë, ku kamera primare është prej 12 megapikselë ndërsa sekondare prej 5 megapikselë. Ndërkaq, kamera e përparme e këtij smartfoni është me kapacitet prej 8 megapikselë.